Edicioni i dytë i BBV po shoqërohet me debate të shumta si brenda dhe jashtë shtëpisë. Mbrëmjen e djeshme u transmetuan klipe me momentet kur banorët gjatë javës kanë përdorur terma jo të hijshme ndaj njeri-tjetrit, bullizëm por edhe imitime tallëse, disa po ashtu përmendnin hera herës edhe fjalën artist.
Këto momente u komentuan si nga ana e banorëve dhe opinionistëve, por nuk mungoi as reagimi i publikut që ndodhej në spektakël.
Gjithashtu në lidhje me këtë ka reaguar edhe nga moderatorja, Fjoralba Ponari e cila është shprehur e revoltuar se mes të qenit VIP dhe artist janë dy gjëra të ndryshme.
“A mundet dikush t’i informojë banorët mbi diferencën e termave VIP dhe Artist? Ju lutem. Por pasi t’i kenë shpjeguar homofobinë, shëndetin mendor, bullizmin dhe minimalisht moscënimin e të drejtave bazike njerëzore!”, shkruan Ponari në Instagram.