Mbreti Charles III thuhet se ka kërkuar për t’u pajtuar me Princin Harry. Siç raportojnë edhe mediat e huaja, Charles dhe djali i tij më i vogël janë parë së fundmi në shoqëri të njeri-tjetrit, kanë mbetur në kontakt dhe janë takuar disa herë gjatë festimeve të Jubileut Platinum të Mbretëreshës Elizabeth II në qershor 2022.
Marrëdhënia e tyre ka qenë herë pas here e tensionuar, por monarku ka përsëritur se dera e tij mbetet e hapur dhe se duka dhe dukesha Meghan Markle janë të mirëpritur në çdo kohë, raportojnë mediat rozë.
Pavarësisht lidhjes së tyre të tensionuar, Charles thuhet se do të ftojë Harry dhe Markle në kurorëzimin e tij më 6 maj.