-sidi education-spot_img
22.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Minatorët e Trepçës futen në grevë

Kryesoret

Minatorët e “Trepçës” nga sot kanë hyrë në grevë. Njëri nga minatorët ka theksuar se ka disa arsye. “Kemi pasë një marrëveshje me kuponë për ushqim ku kemi ngrënë, më pas e kanë sjell një letër ku për secilin punëtor do të vendoseshin para në xhirollogari dhe do ta blinim vetë shujtën ushqimore. Kjo është ndërprerë nga 31 dhjetori, ne po e paguajmë vetë ushqimin tonë që prej fillimit të këtij viti”, ka thënë minatori.

Ai ka shtuar se nga menaxherët e “Trepçës” kanë deklaruar se nga shkurti do të fillojë të implementohet marrëveshja që të hollat t’u vendosen në llogari. Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Minatorëve të “Trepçës”, Ibrahim Jonuzi deklaroi se ata nuk kanë qenë të njoftuar se do të ketë grevë. “Kemi mbajt takime jemi në proces të mbajtjes së takimeve, jemi duke zhvilluar negociata, ju kam bërë thirrje minatorëve që të kthehen në punë dhe të negociojnë për këtë çështje”, tha Jonuzi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit