Polonia, një vend fqinj me Ukrainën ka nënshkruar një marrëveshje për të blerë 116 tanke Abrams nga SHBA
si pjesë e forcimit të ushtrisë së saj.
Shitja u miratua nga Departamenti i Shtetit në dhjetor.
Ministri polak i mbrojtjes, Mariusz Blazak në ceremoninë e nënshkrimit në Varshavë u shpreh se ata po forcojnë majën e shtizës së ushtrisë polake për të penguar efektivisht agresorin.
Siç shpjegoi ai, tanket e parë Abramx M1A1 do të dorëzohen brenda vitit.
Vitin e kaluar, Polonia bleu 250 tanke të tjera Abrams nga SHBA, të cilat sipas Ministrisë polake të Mbrojtjes do të dorëzohen në fund të vitit 2024.
Kontrata e re kap vlerën e 1.4 miliardë dollarëve. 200 milionë do të jepen nga pala amerikane si pjesë e ndihmës ushtarake për Poloninë.