Mesditën e sotme kryeministri Edi Rama mblodhi ministrat e kabinetit në një takim në vilën 31 në Bllok.
Në qendër të bisedës janë sfidat për vitin që sapo ka nisur. Secili prej ministrave ka paraqitur objektivat.
Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë thekson se në vitin ku sapo hymë ka shumë punë për të bërë.
Rama: Projekte konkrete dhe punë konkrete, për rezultate konkrete në vitin ku sapo hymë.
Shumë për të thënë, po sidomos shumë për të bërë, duke pasur çdo ditë parasysh mbi të gjitha ata që kanë më shumë nevojë.