Drejtori i policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku përjashtoi sot tre efektivë policie, mes tyre Renato Ferin, i arrestuar disa ditë më parë në Tiranë, pasi çau postbllokun, shau dhe ofendoi policët dhe nga kontrolli iu gjet kanabis. Renato Feri është djali i Arian Ferit, i cili është shef sektori i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
Por në këtë ngjarje ka shumë pikëpyetje që policia duhet t’u japë shpjegim?
Së pari ngjarja ka ndodhur në Dhjetor dhe raportohet në Janar. Pse u mbajt e fshehur? Nuk e njoftoi as policia, as Agjencia e Mbikëqyrjes Policore dhe as Prokuroria ku janë referuar materialet me dosjen.
FOTO/ Djali i drejtorit, ky është polici që u kap me drogë dhe shau kolegët
Së dyti, në media u raportua se efektivi që u përjashtua është kapur me një sasi të vogël kanabisi në makinë. Por në njoftimin e policisë nuk jepet ky detaj që është kryesor. Policia thotë se Feri në momentin që është ndaluar për kontroll ka kundërshtuar, ofenduar dhe kanosur kolegët. Po droga ku shkoi?
Së treti, çfarë ndodhi me të atin e tij? Renato Feri është djali i Arian Ferit, i cili është shef sektori i burimeve njerëzore në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Një ditë më parë u pezullua nga detyra Dilaver Velo, pasi djali i tij u arrestua për vrasjen e biznesmenit Edmond Papa, po me drejtorin brenda godinës ku qëndron edhe vetë Muhamet Rrumbullaku çfarë ndodhi? Për këtë ende nuk ka asnjë përgjigje nga policia.
Drogë, sherr dhe grushte për një vajzë! Përjashtohen tre policë