Kancelari i Gjermanisë Friedrich Merz përmes një postimi në rrejtin e tij x ka reagur menjëherë për marrëveshjen e armëpushimit mes SHBA dhe Iranit për një periudhë kohe dyjavore, duke cilësuar një hap të rëndësishëm drejt uljes së tensioneve.
Në një reagim të publikuar mëngjesin e kësaj të mërkure, Merz shprehu gjithashtu mirënjohje për rolin ndërmjetësues të Pakistanit në arritjen e marrëveshjes.
“Përshëndes armëpushimin dyjavor të rënë dakord nga SHBA dhe Irani mbrëmë. Falënderojmë Pakistanin për ndërmjetësimin e tij. Objektivi tani është të negociojmë një përfundim përfundimtar të luftës. Jemi në bashkëpunim të ngushtë me partnerët tanë për këtë çështje”, tha ai.









