Një emigrant ilegal nga Shqipëria është burgosur pasi u kap nga policia në një fermë kanabisi në Oldham të Anglisë.
Renato Zykaj, 23 vjeç, u dënua me nëntë muaj burg në pasi u deklarua fajtor për prodhimin e kanabisit, teksa u arrestua gjatë një bastisjeje në shtëpinë ku i riu kujdesej për bimët e kanabisit.
Oficerët sekuestruan gjithsej 79 bimë nga kati përdhes, kati i dytë dhe papafingo dhe gjetën pajisje për kultivimin e kanabisit duke përfshirë edhe plehun e posaçëm. Shtëpia ishte e pajisur me sisteme ndriçimi, ngrohje dhe ajrimi.
Zykaj tregoi në gjykatë se si pagoi para për të hyrë në Mbretërinë e Bashkuar në mënyrë ilegale në prill të vitit 2021 dhe mori hua 5000 £ nga një tjetër shqiptar.
I riu po punonte në fermën e kanabisit për të shlyer borxhin dhe paguhej 300 £ në javë për të jetuar, teksa shqiptari tjetër e kërcënonte se do ta vriste nëse borxhi nuk shlyhej.