Mateu Lahoz është përjashtuar nga formacioni i arbitrave të La Ligës këtë fundjavë pasi ishte në qendër të polemikave në fushë.
Lahoz drejtoi derbin katalanas mes Barcelonës dhe Espanyol fundjavën e kaluar duke dhuruar 16 kartonë të verdhë, duke përfshirë trajnerin e Barcelonës, Xavi dhe dy lojtarë me karton të kuq.
Kjo ka bërë që atij të mos i jepet e drejta për të gjykuar në ndeshjet e kësaj fundjave.
Lahoz ishte po ashtu në qendër të vëmendjes edhe gjatë Kupës së Botës kur në ndeshjen çerekfinale mes Argjentinës dhe Holandës vendosi 18 kartonë të verdhë.