Ylli portugez, Cristiano Ronaldo tashmë është lojtari më i paguar në botën e futbollit pas transferimit të tij te klubi saudit i Al Nassr.
Para pak muajsh dy roje sigurie të portugezit, të cilët janë binjakë, u bënë të njohur nëpër media.
Ata kanë kohë që ruajnë nga afër yllin e futbollit.
Binjakët nuk janë thjesht roje sigurie por ish-ushtarë të forcave special, të trajnuar sipas disiplinës së rreptë e cila nënkupton edhe marrjen e një vendimi në një afat kohor të shkurtër.
Sipas informacioneve paga e tyre mujore që marrin nga Ronaldo është 800 mijë euro.
Jorge dhe Sergio Ramalheiro kanë shërbyer dikur në Afganistan, por tani janë dy mbrojtësit e Ronaldos dhe lëvizin si hija e tij.
Gjatë prezantimit të CR7 me klubin saudit, ata nuk i shpëtuan kamerave dhe dukeshin qartë shumë pranë yllit portugez.
Që nga momenti i punësimit të tyre, ata nuk janë shkëputur asnjëherë nga Ronaldo duke e shoqëruar atë kudo që shkon.
Madje thuhet se ata të dy përdorin dhe teknologjinë satelitore, ku shohin nëse ndonjë gjë e dyshimtë ndodh pranë vendndodhjes së portugezit dhe binjakët shkojnë në vendngjarje gjithmonë përpara policisë.