Mbrëmjen e djeshme tre persona humbën jetën në një aksident të rëndë që ndodhi në Rrugën e Arbrit, në vendin e quajtur “Ura e Gjoricës”, ku dy automjete u përplasën me njëra – tjetrën.
Dy prej viktimave janë vëllezër, Murat Istrefi dhe Kujtim Istrefi. Viktima e tretë është gruaja e Kujtimit, Lulzime Istrefi. Të plagosurit janë Mërgim Lazri 25 vjeç, Edison Lazri 20 vjeç, Kadrie Markeçi dhe Firuze Istrefi 56 vjeç.
Por si ndodhi aksidenti? Njëri prej automjeteve ka qenë duke u futur në rrugë dhe një tjetër ka ardhur nga Maqellara duke i goditur në mes. Njëri prej banorëve të zonës tregoi tmerrin që pa me sy nga aksidenti.
3 viktima dhe 4 të plagosur! Banori në Bulqizë: “Benz”-i fluturoi 70 m, u nda në dy pjesë