-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

MOTI SOT: Kthjellime dhe temperatura deri në 15 gradë, por çfarë sjell pasditja?

Kryesoret

Mbeten masat ajrore të qëndrueshme prezente në të gjithë territorin shqiptar duke sjellë dominim të kthjellimeve në të gjithë ultësirën perëndimore. Sipas MeteoAlb, në zonat malore do të ketë kalime të pakta të vranësirave të cilat nuk do të mund të sjellin reshje.

Temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por mbeten konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -2°C deri në 15°C. Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi veriperëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.

Kosova

Mbetet paraditja në Kosovë në dominimin e kthjellimeve, por në zonat Veriore herë pas here do të ketë kalime të pakta të vranësirave. Parashikohet që në pjesën e dytë të ditës përkohësisht vranësirat kalimtare të shfaqen në të gjithë territorin e Kosovës.

Maqedonia e Veriut

Zhvillimi i një qendre të presionit të lartë atmosferik mbi  Ballkan do të diktojë motin në MV duke sjellë dominim të kthjellimeve në të gjithë vendin gjatë paradites. POR pasditja do të sjellë kalime të pakta vranësirash kryesisht në zonat Jugore të MV. Ndërsa pjesa tjetër e MV do të jetë në mbizotërimin e kthjellimeve.

Rajoni dhe Europa

Europa Jugore dhe pjesërisht Qendra e kontinentit do të jenë nën ndikimin e kthjellimeve dhe kalimeve të pakta të vranësirave. Ndërsa Europa Veriore dhe Lindore do të dominohen nga masat ajrore të paqëndrueshme dhe të ftohta, KU vranësirat do të gjenerojnë reshje dëbore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit