-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E rëndë në aksin Lezhë-Milot/ I plas goma e kamionit teksa po e frynte, vdes gomisti (EMRI)

Kryesoret

Një person ka humbur jetën këtë të premte në Lezhë. Mësohet se, një shtetas ka qenë duke fryrë gomën e kamionit në rrugë kur ajo ka plasur duke i marrë jetën.

Ngjarja ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Spitenit”, në superstradën Lezhë-Milot, pranë një servisi automjetesh.

Viktimë ka mbetur shtetasi Spas Milloshi, punonjës i një gomisterie, i cili nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e plagëve. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rastin.

NJOFTIMI I POLICISË:

Rreth orës 08:30, në një servis automjetesh në afërsi të Kryqëzimit të Spitenit, shtetasit S. M. 53 vjeç, gomist pranë servisit, duke punuar, i ka shpërthyer një gomë automjeti, e për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit