-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Festat e fundvitit: 60 mijë udhëtarë kaluan në Portin e Durrësit në dhjetor!

Kryesoret

Rreth 60,000 pasagjerë dhe 20,422 automjete kanë udhëtuar nga ose drejt Portit të Durrësit përgjatë muajit dhjetor 2022.

Referuar të dhënave zyrtare të Autoritetit Portual Durrës, gjatë këtij muaji, tragetet e linjës Durrës-Bari/Ankona dhe anasjelltas kanë sjellë në Shqipëri mbi 42,530 pasagjerë, ndërkohë që 16,500 udhëtarë kanë zgjedhur lundrimin me traget drejt porteve të Italisë fqinje.

Një rritje e konsiderueshme e këtyre volumeve është reflektuar veçanërisht gjatë dy javëve të fundit të muajit dhjetor të cilat kanë rikthyer për festat e fundvitit me mijëra bashkatdhetarë në Shqipëri nëpërmjet portit më të madh në vend.

Po të njëjtat burime saktësojnë se rritje e ndjeshme e volumeve të përpunimit të pasagjerëve pasqyrohet edhe në raport me të njëjtën periudhë të vitit paraardhës ku kanë lundruar me tragete rreth 50,350 pasagjerë në total duke shfaqur kështu një rritje me rreth 8,670 udhëtarë më shumë gjatë dhjetorit 2022, raporton ATSH.

Përgjatë kësaj periudhe njëmujore rritja është reflektuar dhe në numrin e automjeteve, trajlerave dhe kamionëve të përpunuar në Terminalin e Trageteve, ku numërohen rreth 13,475 automjete dhe 6,950 kamiona dhe trajlerë.

Ndërkohë është konfirmuar tashmë edhe rifillimi i lundrimeve të dyfishta të trageteve i cili do jetë në funksion të fluksit të udhëtarëve të përqendruar tanimë në dalje, duke shënuar sërish një rritje të vigjilencës dhe angazhimit të instancave operuese në pikën kufitare kryesore të transportit detar në Shqipëri.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit