-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Koreja e Veriut ekzekuton ish-ministrin, negocioi marrëveshjen bërthamore me SHBA-në

Kryesoret

Ri Yong-ho negocioi marrëveshjet bërthamore të Koresë së Veriut me Shtetet e Bashkuara.

Sipas “The Sun”, ai dyshohet të jetë ekzekutuar në mes të një stërvitje të madhe ushtarake të mbajtur gjatë kohëve të fundit.

Krye diplomati, i cili më parë kishte qenë edhe ambasador i Koresë së Veriut në Britaninë e Madhe, thuhet se është ekzekutuar pasi më herët ishte larguar nga administrata e Kim.

Deputeti Youn Kun-young tha në parlamentin e Koresë së Veriut se kishte informacione nga Shërbimi Informativ se Ri Yong-ho ishte “spastruar”.

Ai shërbeu si ambasador i Koresë së Veriut në Britani nga viti 2003 deri në vitin 2007, ndërsa në vitin 2016 u emërua ministër i Jashtëm dhe u bë i famshëm për debatet e tij të ashpra me amerikanët deri në arritjen e marrëveshjes bërthamore.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit