Personi që shikoni në foton e mësipërme është 56-vjeçari, Spase Milloshi, i cili ndërroi jetë tragjikisht mëngjesin e ditës së sotme kur i ka plasur goma që po frynte në servisin e tij.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në vendin e quajtur “Kryqëzimi i Spitenit”, në superstradën Lezhë-Milot, pranë një servisi automjetesh.
Viktimë ka mbetur shtetasi Spas Milloshi, punonjës i një gomisterie, i cili nuk ka mundur të mbijetojë si pasojë e plagëve. Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rastin.
NJOFTIMI I POLICISË:
Rreth orës 08:30, në një servis automjetesh në afërsi të Kryqëzimit të Spitenit, shtetasit S. M. 53 vjeç, gomist pranë servisit, duke punuar, i ka shpërthyer një gomë automjeti, e për pasojë ka humbur jetën. Grupi hetimor në vendin e ngjarjes vazhdon veprimet hetimore për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
E rëndë në aksin Lezhë-Milot/ I plas goma e kamionit teksa po e frynte, vdes gomisti (EMRI)