-sidi education-spot_img
-1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përplasen 2 trena në Meksikë, 1 i vdekur dhe 16 të plagosur

Kryesoret

Të paktën një person humbi jetën dhe 16 të tjerë u plagosën kur dy trena të metrosë u përplasën në kryeqytetin e Meksikës.

” Gjashtëmbëdhjetë njerëz u dërguan në spitale (…) Në këtë kohë, për fat të keq është raportuar një vdekje, ” shkroi kryebashkiaku Claudia Scheinbaum në Twitter.

Sipas indikacioneve fillestare, dy trenat u përplasën për një arsye ende të panjohur brenda një tuneli që lidh stacionet Potrero dhe La Rasa në Linjën 3 të Metrosë, që përshkon Meksikën në një aks veri/jug.

Metroja e Meksikës shpesh kritikohet kryesisht për mirëmbajtjen e dobët të objekteve të saj.

Në maj 2021, një urë u shemb ndërsa një tren po kalonte duke vrarë 26 persona dhe duke plagosur të paktën 100.

Metro funksionon që nga viti 1969 ka 12 linja, 195 stacione dhe një rrjet linjash prej 226 km. Në vitin 2021 transportoi 837 milionë pasagjerë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit