Radhë të gjata kilometrike janë krijuar sot në doganën e Kapshticës.
Shkak i kësaj radhe është bërë ngadalësimi i punës për shkak të një problematike nga pala greke.
Radha e mjeteve nga ana shqiptare për shkak të këtij bllokimi shkon më shumë se 2 km.
Nga autoritetet bëhet me dije se problematika nga shteti fqinj është ajo që ka çuar në radhë të gjata.
Ndërkohë po nga autoritet bëhet e ditur se po punohet më kapacitet të plotë. Janari ka pasur fluks të shtuar të mjeteve në këtë doganë për shkak të shtetasve shqiptar të cilët kthehen në vendet e punës.