-sidi education-spot_img
10.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Si i vodhi gruaja dhe djali 700 mln lekë te bosja? Burri te “5pyetjet.al”: Nuk dua të flas

Kryesoret

Sot një tjetër shumë e konsiderueshme parash janë sekuestruar në banesën e Rozeta dhe Havier Dobit, nënë e bir të cilët u arrestuan një ditë më parë pasi kishin grabitur 130 mijë Euro në një shtëpi.

5pyetjet.al” kontaktoi me bashkëshortin e Rozetës, të atin e Havierit  i cili u shpreh “nuk dua të flas për këtë punë”.

Policia e Tiranës njofton këtë të dielë se në uniformat blu bënë edhe një tjetër kontroll në banesën e tyre dhe zbuluan 404,800 Euro, 8500 Dollarë dhe aksesorë floriri, të gjitha të fshehura në tubin e aspirimit.

Dje u arrestuan dhe ju sekuestruan 58,150 Euro, 7000 Dollarë, 368 000 Lekë, disa sende prej floriri, rrobat e përdorura për vjedhjen dhe këto 3 automjete, 2 nga të cilat dyshohet se u blenë me paratë e vjedhura.

Vjedhjen, Rozata e kishte bërë në bashkëpunim me djalin e saj Havier Dobi 23 vjeç. Ky i fundit reklamonte jetë luksose në rrjetet sociale. Policia nuk tregoi kush është pronarja e banesës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit