Grupi i hakerëve Anonynous, i ka bërë një tjetër goditje presidentit të Serbisë Aleksandër Vuçiç. Ky grup bëri të ditur se ka hakuar qindra email adresa të zyrtarëve të qeverisë serbe.
“Hej kukulla e Putinit, ku je? Akoma me qen”, është mesazhi i dërguar kreut të shtetit të Serbisë.
Konflikti nisi disa ditë më parë kur hakerët i patën bërë thirrje Vuçiçit që t’i ndalojë aktivitetet e rrezikshme në Kosovë.
Anonymous e hakeroi edhe faqen e ushtrisë serbe.