Sot dolën para gjykatës nënë e bir, Rozeta dhe Havier Dobi që grabitën shtëpitë e politikanëve e VIP-ave në Tiranë.
VIDEO- Me lot në sy, përballen me drejtësinë nënë e bir që vodhën mijëra euro
Vjedhja kryesore është bërë te banesa e Alda Klosit, ish-shefe e kabinetit të Arben Ahmetajt. Havier Dobi nga qelia e burgut i ka dërguar një letër të dashurës së tij.
23-vjeçari i thotë të dashurës së tij, që me përkëdhelje e thërret “Nuçja”, që të bëjë durim se maksimumi do rrijë në burg 2 muaj dhe më pas do të dalë i lirë.
“Ministri më tha që do të bëjë çmos ta lirojmë djalin”! Manja: S’e njoh burrin e pastrueses hajdute
Dobi i ka shkruar edhe të atit ku i thotë se është shumë mirë, por i kërkon që ta nxjerrë sa më parë që aty, pasi shprehet se i vjen të vrasë veten. Më tej, ai shton në letër se këtë gjë nuk do ia falë kurrë së ëmës.
“Babai im i dashur, jam shumë mirë. Mos u bëj merak. Duhet të jesh sa më i qetë. E mora letrën që kishe shkruar dhe m’u mbushën sytë me lot, m’u shkatërrua zemra.
Të lutem, të lutem me zemër që të bësh gjithçka që të më nxjerrësh, të lutem. Jam bërë si mos më keq, nuk dua veten time. Më vjen të vras veten.
Po të lutem të bësh çdo gjë, nuk rri dot më. Dhe mamit nuk do ia falja kurrë këtë gjë. Mos u bëj merak, ju dua shumë. Do dal vetëm për ju” shkruan ai.