-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Duka prezanton trajnerin e ri i kombëtares! Reja: Një pjesë të zemrës po e lë në Shqipëri

Kryesoret

Sot është prezantuar trajneri i ri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvio Mendes Campos Júnior, ndryshe i njohur si Sylvinho.

Në praninë e presidentit të FSHF, Armand Duka, ish-mbrojtësi i Barcelonës, Arsenalit e Manchester City-t, firmosi kontratën 18-mujore nga e cila do të përfitojë në total bashkë me stafin e tij, rreth 1 milion euro. Në fillim Armand Duka falënderoi Edi Rejën.

“Kemi mbyllur një etapë me Rejën dhe kemi nisur një të re. E falenderoj Edi Rejën për kontributin që ka dhënë në drejtimin e kombëtares.

Reja po largohet me një bilanc të barabartë të humbjeve dhe fitoreve. Ka sjellë elementë të rinj në kombëtare. Edi Reja ka qenë një nga bashkëpunëtorët më të mirë të FSHF-së” tha ai.

“Jam shumë i emocionuar tani. Cdo rrugëtim ka një fund. Por nga ana humane, bashkëpunimi që kam pasur nga presidenti dhe federata. Do të doja të nënvizoja rezultatet që kemi arritur që nuk janë për t’u lënë menjëanë.

Po largohem por po lë pas një pjesë të zemrës sime. Do të falenderoj disa prej gazetarëve, por disa më pak se më kanë vendosur në vështirësi” tha Reja.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit