-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Fjalët që trazuan Francën! Të gjithë në mbrojtje të Zidane: Turp! E papërshtatshme

Kryesoret

Franca është përfshirë nga një debat mbi legjendën Zidane, të shkaktuar nga fjalët e Presidentit të Federatës Noel Le Graet.

Gjatë një interviste kreu i federatës u pyet mbi shanset që ka Zidane që një ditë të marrë drejtimin e kombëtares franceze të futbollit.

Por Noel Le Graet ishte jo vetëm i ashpër, por i papranueshëm me fjalët fyese që lëshoi kundër ish-mesfushorit.

Nuk e kam takuar kurrë, nuk kemi menduar kurrë të ndahemi nga Deschamps. Disa njerëz duhet t’i ndryshojnë gjërat ose t’i shpikin sepse nuk e dinë se çfarë të shkruajnë. Po të më telefononte Zidane? Sigurisht që jo, as nuk do t’i përgjigjesha telefonit të tij.

Le të kërkojë ndonjë klub apo kombëtare tjetër. Ai kishte kaq shumë mbështetës, disa prisnin që Deschamps të shkarkohej që Zidane të merrte kreun e kombëtares. As nuk më intereson se ku shkon” tha ai.

Ka ka mjaftuar që të nisë furtuna. Ministrja e Sportit në Francës, Amelie Oudea-Castera e ka cilësuar deklaratën të turpshme. “Mungesë respekti e turpshme, që na lëndon të gjithëve, ndaj një legjende të futbollit dhe sportit: ‘presidenti’ i federatës më të madhe sportive në Francë nuk duhet ta thotë këtë.

Ju lutem, kërkoni falje për këtë koment për z. Zidane” tha ajo. Edhe Mbappe doli krah Zidanit. “Zidane është Franca, ne nuk e respektojmë kështu legjendën…”, ka shkruar 23-vjeçari.

I ashpër ishte edhe Reali i Madridit që lëshoi një deklaratë të fortë kundër kreut të federatës franceze të futbollit. “Real Madrid CF shpreh keqardhje për deklaratat fatkeqe të bëra nga presidenti i Federatës Franceze të Futbollit, Nöel Le Graët, për Zinedine Zidane, një nga legjendat më të mëdha të sportit botëror.

Këto fjalë nënkuptojnë mungesë respekti ndaj një prej figurave më të admiruara nga tifozët e futbollit në mbarë botën dhe klubi ynë pret një korrigjim të menjëhershëm.

Zinedine Zidane, kampion bote dhe kampion europian që mbron fanellën e vendit të tij, ndër shumë tituj të tjerë, përfaqëson edhe vlerat e sportit dhe këtë e ka dëshmuar gjatë gjithë karrierës së tij profesionale si lojtar dhe si trajner.

Deklaratat e presidentit të Federatës Franceze të Futbollit janë të papërshtatshme” mbyllet deklarata.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit