Sot kanë dalë sot para gjykatës, Rozeta dhe Havier Dobi, nënë e bir, të cilët akuzohen për vjedhjen e parave në banesën e një ish-zyrtareje të lartë shtetërore, Alda Klosit, ku punonte si pastruese.
Djali i pastrueses i shkruan të dashurës nga burgu: “Nuçja” ime për dy muaj do të dal
49-vjeçarja Rozeta Dobi ka dalë e përlotur para trupës gjykuese, ndërsa i biri, Havieri ishte më i qetë.
Havier Dobi jo vetëm të dashurës, por i ka dërguar një letër nga burgu edhe babait të tij, Spartakut.
I vodhën milionat, ish-shefja e kabinetit të Ahmetajt firmosi për inceneratorët (Dokumenti)
Havieri i thotë të atit se duhet të jetë sa më i qetë, teksa thekson i vjen që të vrasë veten e tij dhe fajëson të ëmën.
“Babi im i dashur, jam shumë mirë, mos u bëj merak, duhet të jesh sa më i qetë. E mora letrën që më kishe shkruar dhe mu mbushën sytë me lot.
Heshtje dhe lot në “kafaz”! Gjykata lë në burg pastruesen hajdute me djalin
Mu shkatërrua zemra, të lutem të bësh gjithçka që të më nxjerrësh. Jam bërë si mos më keq, nuk e dua më veten time, më vjen të vras veten.
Të lutem bëj çdo gjë, nuk rri dot më këtu. Mamit nuk do ia fal kurrë këtë gjë, kurrë.
Mos Tres (Motra) u bëj merak, ju dua shumë, ty mbesën, babin dhe Iliren. Do dal vetëm për ju”, thuhet në letrën e Havierit.