-sidi education-spot_img
19.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Ministri më tha që do të bëjë çmos ta lirojmë djalin”! Manja: S’e njoh burrin e pastrueses hajdute

Kryesoret

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka reaguar pas deklaratave të bashkëshortit të pastrueses Rozeta Dobi, Spartak Dobi i cili deklaroi se i kishte thënë se “do të bënte çmos që t’i lironte djalin nga burgu”.

“Sot kam qëndruar gjithë ditën me ministrin e drejtësisë. I kam treguar për ngjarjen e më tha do të bëjmë çmos që djalin ta lirojmë por gruan jo. I thashë gruan çojeni më tej Stambollit. Djali nuk ka faj, e ka mësuar e ëma. I kishim në rregull të gjithë gjërat. Djali shkonte punonte natën”, tha Spartak Dobi te EuroNews Albania.

Ministri Manja i ka hedhur poshtë këto pretendime duke thënë se nuk e ka takuar kurrë. “Mbrëmjen e djeshme u njoha me një intervistë të dhënë nga bashkëshorti dhe babai i dy të akuzuarve për vjedhjen e një shume parash në Tiranë. Kushdo që do ta shihte atë intervistë do e kuptonte lehtësisht gjendjen e rënduar të personit të intervistuar.

Dua të besoj se ishte pikërisht kjo gjendje e rënduar arsyeja që e ka shtyrë zotin Dobi të shpikë edhe takimin me mua, apo dialogun imagjinar që paskemi pasur me njëri-tjetrin. Por teksa gjendja psikologjike e një pensionisti që vuan arrestimin e djalit dhe gruas mund të kuptohet, është e pajustifikueshme përdorimi që i bëhet këtij personi nga media për qëllime kryekëput politike” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit