Zv/ kryeministrja Belinda Balluku e pyetur mbi vjedhjen e shtëpisë së ish-shefes së kabinetit të Arben Ahmetajt tha se është shumë e zënë dhe nuk merret me këto lajme.
Më tej shtoi se nuk e njeh personin në fjalë dhe i bëri thirrje drejtësisë të veprojë.
“Jam shumë e zënë dhe me del pak kohë të shikoj fëmijët e mi e jo më lajme e të di kush është ish-shefja, jo ish-paraardhësi im…
Dua t’ju kujtoj një fakt që PS dhe Rama janë iniciatorë dhe udhëheqësit të reformës në drejtësi. I bëjmë thirrje drejtësisë të bëjë punën e vet pa dëgjuar askënd”, tha ajo.