-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Përfundon armëpushimi, nisin bombardimet në lindje të Ukrainës!

Kryesoret

Ka përfunduar zyrtarisht armëpushimi i Krishtlindjes në Ukrainë, ndërsa kanë filluar sërish bombardimet në Lindje të vendit. Sipas rusëve në bombardimet e fundit janë vrarë 600 ushtarë ukrainas, gjë që ukrainasit e mohojnë.

E hëna ka filluar me bombardime të forta në Ukrainë, ndërsa ka përfunduar armëpushimi i ofruar nga rusët për Krishtlindje.

Ndërkohë, luftime sporadike dhe shpërthime pati në disa rajone të Ukrainës edhe gjatë “armëpushimit”, që u refuzua nga Kievi duke thënë se ishte hipokrizi dhe pretekst për t’u dhënë kohë trupave ruse për t’u përgatitur për sulme të reja.

Zyrtarët ukrainas raportuan shpërthime në Donbas, Kramatorsk dhe Zaporizhia, gjatë të cilave sipa Moskës janë vrarë 600 ushtarë ukrainas. Ndërkaq, Ukraina ka mohuar pretendimet ruse se sulmet me raketa në kazermat në Donetskut lindor vranë 600 ushtarë ukrainas.

“Forcat e armatosura të Ukrainës nuk u prekën”, tha një zëdhënës i forcave të Ukrainës.

Rusia tha se sulmet ishin në hakmarrje për një sulm ukrainas në Makiivka, në territorin e Donetskut të pushtuar nga Rusia.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit