Sot në orën 10:30 do të prezantohet trajneri i kombëtares shqiptare të futbollit, Sylvio Mendes Campos Júnior, ndryshe i njohur si Sylvinho. Në praninë e presidentit të FSHF, Armand Duka, ish-mbrojtësi i Barcelonës, Arsenalit e Manchester City-t, do të firmosë kontratën 18-mujore nga e cila do të përfitojë në total bashkë me stafin e tij, rreth 1 milion euro.
Një pjesë e konsiderueshme e pagesës së ish-mbrojtësit dhe ndihmësve të tij Zabaleta e Guidoni do të varet nga arritja e objektivit që është kualifikimi në Europian në një grup të kalueshëm në letër ku bëjnë pjesë edhe Polonia, Çekia, Ishujt Faroe dhe Moldavia.