Pak ditë përpara se të prangosej, djali i pastrueses Rozeta Dobi, Havieri është gjobitur për shkelje të rregullave të qarkullimit në Tiranë.
23-vjeçari Dobi është ndaluar në datën 3 janar 2023 teksa udhëtonte me mjetin “Mercedez Benz” me targa ‘AC055HD’ në rrugën “Abdyl Frashëri” në Tiranë.
Ai është ndaluar nga blutë e Policisë së Shtetit, pasi është pikasur se ndodhej në timon pa rrip sigurimi dhe pa targat e vendosura në mjet.
Verifikimet e mëtejshme kanë zbuluar se xhamat e mjetit me të cilin udhëtonte Dobi ishin 100% të errësuar, më shumë se sa norma e përcaktuar nga Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor.
Për shkeljet i riu u gjobit 55 mijë lekë, që nuk ishin asgjë referuar asaj që kishte fshehur në shtëpi.
Tre ditë më parë nëna pastruese dhe djali u arrestuan për vjedhjen e shtëpisë së Alda Klosit, ish-shefe e kabinetit të Arben Ahmetajt.