-sidi education-spot_img
7.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A janë të sigurta lekët në bankë? Eksperti sqaron te “5pyetjet.al”: Nuk preken aq lehtë

Kryesoret

Grupi i hakerave “Homeland Justice” të sponsorizuar nga Irani mbrëmjen e djeshme publikuan të dhëna sensitive nga bankat, një listë me një mijë emra dhe llogaritë përkatëse, mes tyre edhe personazhe të njohur nga politika dhe arti.

Por deri ku mund të shkojnë dhe sa të sigurta janë lekët në bankë? Për të folur rreth kësaj çështje shumë të ndjeshme për të gjithë, “5pyetjet.al” kontaktoi inxhinierin dhe ekspertin e “IT”-së Erion Demiri.

Ai tha se ndërhyrja nuk mund të shkojë përtej listës, pasi ka shumë nivele të tjera sigurie.  “Kur vjen puna tek lekët ka goxha kontrolle të tjera për kryerjen e veprimeve.

Veprimet për nxjerrjen e listës bëhen, por ndërhyrja te krediti nuk është aq e thjeshtë, ngelin gjurmë. Nxjerrja e raporteve është më e thjeshtë, ka më pak nivele sigurie.

Kur vjen puna tek lekët, ka më shumë nivele sigurie. Këto sigurisht nuk duhet të kishin ndodhur. Bankat janë shumë herë më të sigurta se pjesa tjetër. Çdo gjë që ndodh tregon mungesë sigurie.

Nuk janë kryer detyrat, sepse nëse do të ishin kryer, nuk do të kishte ndodhur kjo” tha ai për “5pyetjet.al”. Qeveria me ekspertët po harton një strategji të re për mbrojtjen kibernetike pas sulmeve.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit