Kryetari i grupit “de jure” të PD-së, Enkelejd Alibeaj sot përjashtoi nga grupi parlamentar 4 deputetë të tjerë, që janë mbështetës të Sali Berishës.
Bëhet fjalë Tritan Shehun, Oerd Bylykbashi, Belind Këlliçin dhe Agron Shehajn, për të cilën është njoftuar edhe Kuvendi.
Një vendim i tillë sipas njoftimit zyrtar vjen pasi 4 deputetët nuk kanë reflektuar për aktet e dhunës ndaj selisë së PD-së në protestën e 8 janarit.
I kontaktuar nga “5pyetjet.al” deputeti, Belind Këlliçi që kandidon për kryetar bashkie në Tiranë, u shpreh se nuk merret fare me këtë punë, pasi fokusin e ka te 14 Maji.
“Kisha kohë pa qeshur, por më thënë të drejtën nuk merrem me këto çështje fare se e kam fokusin 100% ke fushata e Tiranës” tha ai për “5pyetjet.al”.
E përjashtoi, Tritan Shehu flet te “5pyetjet.al”: Alibeaj, delirant i çmendur