Agjencia e lajmeve, TASS ka njoftuar ditën e sotme se Kremlini ka emëruar gjeneralin Alexander Lapin si kreun e forcave tokësore pavarësisht kritikave për performancën e tij në Ukrainë.
Lapin është një ish-komandant i Qarkut Qendror Ushtarak të Rusisë u vu nën zjarr të fortë nga aleatët e presidentit rus, Vladimir Putin pasi forcat ruse u dëbuan nga qyteti lindor i Ukrainës, Liman.
Emërimi i tij pasoi një seri ndryshimesh gjithëpërfshirëse në udhëheqjen ushtarake të Rusisë gjatë luftës 11-mujore në Ukrainë.
Sidoqoftë, vlen të përmendet se në konferencën për shtyp, Dmitry Peskov refuzoi të konfirmojë ose mohojë emërimin e Lapin.
Pas tërheqjes së forcave ruse nga Liman, lideri çeçen, Ramzan Kadyrov dhe themeluesi mercenar i Wagner, Yevgeny Prigozhin kritikuan ashpër Lapin.
Kadyrov kishte deklaruar se duhet t’i hiqeshin të gjitha medaljet dhe të dërgohej në front për të luftuar për të larë turpin e tij në gjak.