Britania e Madhe ka vendosur që të ndërmarrë një tjetër masë për të parandaluar fluksin e azilkërkuesve.
Nëse deri më tani disa azilkërkues kanë mundur që të gënjejnë për moshën tani më kjo nuk do të jetë e mundur.
Një raport për Home Office rekomandon që në rastet kur mosha e një azilanti është e diskutueshme, ata duhet t’i nënshtrohen rrezeve X dhe skanimeve MRI të dhëmbëve dhe kockave të tyre që mund të ndihmojnë në vërtetimin e moshës së tyre.
Komiteti i përkohshëm Këshillimor i Shkencës për Vlerësimin e Moshave (AESAC) u krijua nga sekretarja e atëhershme e Brendshme Priti Patel një vit më parë mes frikës se shumë të rritur gënjejnë se nuk kanë kaluar moshën 18 vjeçe me qëllim që të përfitojnë azil.
Testet flitet se mund të jetën gati brenda një viti, por ka hasur kundërshtime pasi përballja me rreze X mund të jetë e dëmshme për shëndetin e personave që iu nënshtrohen.
Ky vendim erdhi pasi Patel zbuloi se 2/3 e rasteve të një azilkërkuesi që pretendonte se ishte i mitur, u zbulua se ishin të rritur. Në këto kushte ato kanë përfituar në mënyrë të padrejtë strehim dhe arsim.
Debati për emgirantët e paligjshëm të cilët zgjedhin të shkojnë me gomone drejt Mbretërisë së Bashkuar ka qenë në krye të vëmendjes muajt e fundit, teksa zyrtarë të lartë britanikë kanë kërkuar që të merren masa. Nga këto masa, preken edhe azilkërkuesit shqiptarë.
Britania po tenton të ndjekë një politikë të re për azilkërkuesit duke krijuar një listë të bardhë për vendet të cilat konsiderohen të sigurta, në këtë formë kërkesat e azilkërkuesve konsiderohen të pabaza.
Tema e shqiptarëve në Britani të Madhe është tepër e lakuar duke kujtuar këtu debatin që ka përfshirë vendin mbi numrin e emigrantëve të paligjshëm që mbërrijnë me varka nëpërmjet kanalit të “La Manshit”.