Kryeministri, Edi Rama, ka publikuar një foto nga darka informale në vilën qeveritare me krerët e partive shqiptare në Maqedoninë e Veriut.
Të pranishëm në takim janë Ali Ahmeti i BDI-së, Arben Taravari-Aleanca për Shqiptarët, Menduh Thaçi-PDSH dhe Afrim Gashi-Alternativa.
Ndërsa mikpritës veç Ramës është ministrja Xhaçka, kreu i grupit parlamentar të PS Balla dhe Sekretari i Përgjithshëm i PS Gjiknuri.
“Gëzuar! Qoftë një vit i mbarë për shqiptarët kudo ku janë!” është shkrimi që shoqëron Rama foton ku të pranishmit bëjnë gëzuar me verë.
Takimin e Ramës e bojkotoi Bilal Kasami i Lëvizjes Besa.