Eksperti i njohur i kriminalistikës, Ervin Karamuço është personazhi tjetër i njohur që ka rënë pre e vjedhjes nga pastruesja Rozeta Dobi.
Ai ka dhënë dëshminë në komisariat në momentin që është thirrur për t’u pyetur për sendet që ka humbur, konkretisht sipas tij një unazë.
“Fillimisht thashë dëshminë në institucione, më pas kur të mbaroj punë do i sqaroj. Ajo ka punuar 4-5 herë tek unë dhe kaq.
Pas një periudhe kohe vumë re që unaza e martesës nuk ndodhej në shtëpi, ishte vjedhur. Kam bërë denoncim në polici dhe së fundmi jemi kontaktuar që unaza është vjedhur.
Sendin e kemi njohur sepse ka një dedikim “Ervinit me dashuri”, tha Karamuço për “5pyetjet.al”.