Sot u arrestua sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Financave Arlind Gjokutaj së bashku me drejtorin juridik, Fatmir Hoxha dhe një përmbarues, Alban Ruli me akuzën se i kanë shkaktuar shtetit një dëm prej 1.2 mln euro për një privatizim në shkelje ligjore.
Por çfarë tha pak ditë më parë ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj për këtë rast? Në fund të vitit të kaluar, ministrja e konfirmoi se prokuroria po hetonte sekretarin e përgjithshëm të ministrisë së ajo drejton, për shpërdorim detyre. Ibrahimaj tha se është në dijeni të rastit dhe do të jetë prokuroria ajo që do të japë rezultatet e hetimit, pa dhënë shumë detaje.
“Sigurisht që jam në dijeni dhe Prokuroria do bëjë punën e vet. Ministria e Financave dhe Ekonomisë kryen pagesa dhe ka në funksionin e vet primar kryerjen e pagesave përmes thesarit për llogari të qeverisë. Prokuroria po bën punën dhe jam e bindur që do dalë me rezultat e veta” tha ministrja në 28 Dhjetor.
Sekretari, së bashku me dy drejtorë të këtij institucioni ka dyshime se kanë shpërdoruar detyrën sipas një hetimit të hapur ndaj shtetasit Ilir Thana, i cili u kompensua për privatizimin e një ndërmarrjeje shtetërore pavarësisht se ishte paguar dhe herë tjetër. Dëmi llogaritet në 1.2 mln euro.