Avokati i Sali Berishës, Kastriot Gjokutaj, ka deklaruar se Gjykata ka revokuar masën e arrestit në shtëpi për ish-kryeministrin, duke konstatuar se nuk ekzistojnë kushtet dhe kriteret për asnjë masë sigurimi ndaj tij.
Në një deklaratë për mediat, Gjokutaj theksoi se kërkesa për lirimin e Berishës u bë bazuar në një vendim të mëparshëm të Gjykatës Kushtetuese .
“Mbi bazën e kërkesës tonë, sot gjykata revokoi masën që nuk ka as kushte as kritere. Sot Berisha është është u lirë dhe pa asnjë masë sigurimi ndaj tij.
Nuk mund t’ju relatoj dosjen. Gjykata konstatoi se për zotin Berisha nuk ekzistojnë kushtet apo kriteret për asnjë masë. Prokuroria kërkoi arrestin në shtëpi, por lirimi ishte kërkesa jonë. Kërkesa është bërë këtu pas vendimit të GJK”, tha Gjokutaj.