Deputeti i PD-së, Ferdinand Xhaferaj pasi e cilësoi maskaradë, deklaroi sot se nuk ka firmosur për përjashtimin e kolegëve të tij nga grupi, konkretisht katër deputetëve Tritan Shehu, Belind Këlliçi, Agron Shehaj dhe Oerd Bylykbashi.
“Jam marrë dhe do të merrem me qeverinë. Ka kolegë të tjerë që merren brenda opozitës. Unë si deputet i Grupit parlamentar u shpreha qartë për produktin e këtij vendimi. 4 deputetë janë të respektuar dhe i rrinë mirë kostumit qeveritar.
Kjo tregon për maskaradën e vendimit. Jam marrë dhe do merrem me qeverinë. Kjo flet shumë dhe për kolegët dhe qytetarët shqiptarë. Merrem me politikë prej 30 vitesh dhe asnjëherë s’kam firmosur për përjashtim kolegësh”, tha ai.
Deklarata e plotë
Jam sot para jush për të denoncuar një akt të pashembullt, të injorimit të Kuvendit nga qeveria e Shqipërisë. Gjithçka ndodh në një situatë kur ish-ministri i Millosheviçit, Presidenti Vucic kërcënon me luftë qytetarët e Kosovës.
Konform parashikimeve ligjore mbi angazhimin e deputetëve të Komisionit të Sigurisë, një grup prej nesh kemi kërkuar që më datë 19/12/2022 mbledhjen e këtij komisioni për shkak të situatës shqetësuese të krijuar në veri të Kosovës.
Më së shumti, kjo kërkesë erdhi pas deklaratës së Presidentit Vuçiç për futjen e ushtrisë serbe në këtë territor.
Siç konfirmohet edhe në dokumentet që do t’ua vë të gjithëve në dispozicion, kërkuam një seancë dëgjimore urgjente në komision me: Ministren për Evropën dhe Punët e Jashtme, znj. Olta Xhacka; me Ministrin e Mbrojtjes, z. Niko Peleshi; dhe Drejtorin e Shërbimit Informativ Shtetëror, z. Helidon Bendo.
Përmes kësaj seance dëgjimore synonim vënien në dijeni të komisionit si edhe të Kuvendit mbi hapat e mëtejshme të Republikës së Shqipërisë në politikën e jashtme dhe te sigurise përballë këtyre zhvillimeve të rrezikshme për Kombin Shqiptar.
Referuar sa më sipër, në cilësinë e zv.kryetarit të Komisionit të Sigurisë, i kam kërkuar Kuvendit më datë 20/12/2022 pjesëmarrjen në këtë seancë dëgjimore edhe të deputetëve nga Kuvendi i Kosovës, pjestarë të Komisioneve për Cështjet e Sigurisë dhe Mbikëqyrjes se Agjencisë së Inteligjencës, nisur nga një marrëdhënie e ngjushtë bashkëpunimi mes komisioneve të Kuvendit të Shqipërisë dhe atyre të Kosovës si edhe nga situata kritike me të cilën po përballet Kosova.
Por çfarë ndodhi?
Me një akt të pashembullt, qeveria ka injoruar krejtësisht Kuvendin duke mos iu përgjigjur kësaj kërkese.
Kjo na bën të besojmë se qeveria ka injoruar Kuvendin e Shqipërisë sespe ka respektuar Vuçiçin.
Them këtë sepse qeveria shqiptare nuk ka guxuar asnjëherë të dënojë deklaratat luftnxitëse të Presidentit Vuçiç duke futur forcat serbe në Kosovë, i cili në fakt është një dorë e zgjatur e Millosheviçit dhe shovinizmit serb në rajonin tonë.
Ne kemi hapur negociatat me BE-ne dhe ky qendrim i paprecedente i qeverise ndaj kuvendit eshte nje cenim tejet rende i kritereve politike qe duhet te permbushen. Nje dimension shume i rendesishem ne keto kritere eshte edhe mbikqyrja parlamentare ndaj qeverise.