-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

E PLOTË/ Firma që çoi pas hekurave sekretarin dhe dy drejtorët e “Financave”

Kryesoret

Pasditen e sotme policia e Tiranës arrestoi sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Financave, Arlind Gjokutaj për shpërdorim detyre. Së bashku me Gjokutajn u arrestuan edhe 2 drejtorë, në Ministrinë e Financave, Alban Ruli dhe Fatmir Hoxhaj. Tre zyrtarët e lartë akuzohen për shpërdorim detyre.

FOTO/ Ky është sekretari i përgjithshëm i Financave që sapo u arrestua në Tiranë

Arrestimet vijnë pas hetimeve mbi të pandehurin Ilir Thana i cili akuzohet për mashtrim dhe kishin nisur edhe për zyrtarë të zyrës përmbarimore dhe Ministrisë së Financave të cilët me veprimet e bëra në kundërshtim me ligjin kanë shkaktuar një dëm ndaj buxhetit të shtetit që raportohet se kap shifrën e 1.2 milionë eurove.

Konkretisht kanë shpronësuar një qytetar dy herë për të njëjtin objekt, në 2015 dhe në 2022-shin. I dyshuari Thana dyshohet se u ndihmua për mashtrimin nga zyrtarët por edhe përmbarues. Firma është hedhur nga vetë Gjokutaj në shtator të vitit të kaluar për t’i kaluar lekët Thanës.

Arrestohet sekretari i përgjithshëm i Financave dhe dy drejtorë

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit