-sidi education-spot_img
8.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Ku ndodhet Vis Martinaj? Flet ministri: Policia ende nuk ka një provë për fatin e tij

Kryesoret

Policia e shtetit ende nuk ka një përgjigje për fatin e biznesmenit Ervis Martinaj. Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi u shpreh sot se kërkimet vazhdojnë, por referuar personazhit, shtoi se është histori e komplikuar.

Pa diskutim që ka pasur një vëmendje të posaçme për të zbardhur gjithë këtë mjegull që është ngritur rreth fatit të Ervis Martinajt. Unë besoj që policia ka bërë punën për ta zbardhur këtë ngjarje dhe ka komunikuar me publikun për këtë.

Ju keni qenë të informuar për veprime të ndryshme që ka ndërmarrë dhe që lidhen me zbulimin e kësaj ngjarje. Duhet të kemi parasysh që policia vepron sipas ligjeve dhe ka përgjegjësi ligjore për të deklaruar një fakt, dhe nga policia ju do të merrni një përgjigje vetëm kur të ketë një provë të fortë për çfarë ka ngjarë me këtë personazh.

Pastaj pjesa e thashethemeve, llafeve, skenarëve, janë çështje, është i lirë t’i bëjë çdokush, por nuk janë çështje e policisë. Nuk ka shkop magjik për të zbardhur një personazh kaq të komplikuar. Historia botërore është mbushur me raste të tilla, ku figura të tilla edhe sot e kësaj ditë nuk kanë përgjigje për fatin e tyre” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit