404 mijë euro që u sekuestruan në shtëpinë e pastrueses Rozeta Dobi janë ende pa zot. Zyrtarja Alda Klosi pranoi se të sajat janë vetëm 120 mijë euro, të tjerat ende nuk ka asnjë denoncim. Por çfarë po ndodh me këtë çështje? I pyetur nga media, ministri Çuçi tha se dosjen e ka prokuroria dhe jo policia.
“Duhet të kuptojmë caqet e pozicioneve, kjo e ka kaluar cakun e policisë, është në dyert e prokurorisë. Nëse doni një përgjigje për pyetjet që ju bëtë, ju duhet të pyesni prokurorinë. Po ju them se kur çështja është në hetim, sigurisht rezervohet e drejta për të mos dhënë informacion sa është në hetim. Tani policia bën vetëm çfarë i delegon prokurori. Të gjithë dirigjimin e bën prokurori” tha ai