Kalifornia është duke u përballur me stuhi e shira të rrëmbyeshëm, përgjatë bregdetit verior. Raportohet se deri më tani të paktën 17 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e motit të keq, ku kërcënimi i përmbytjeve do të vazhdojë deri të premten.
‘Raundi më i ri i stuhive pritet të prodhojë shira të rrëmbyeshëm dhe erëra të forta gjatë bregdetit verior, ku kërcënimi i përmbytjeve do të vazhdojë deri të premten, tha Shërbimi Kombëtar i Motit’, raporton THE GUARDIAN.
Mësohet se më shumë se gjysma e 58 qarqeve të Kalifornisë janë shpallur zona fatkeqësish, ndërsa më shumë se 10,000 njerëz janë urdhëruar të braktisin shtëpitë e tyre pasi rrezikojnë të përmbyten.