Komiteti Ekzekutiv i Federatës Franceze të Futbollit vendosi të largojë nga detyra Noel Le Graet nga detyra deri në publikimin e rezultateve të auditimit të porositur nga Ministria e Sporteve. Philippe Diallo, nënkryetar i organit, do të drejtojë periudhën e përkohshme, siç parashikohet në statutet federale.
Qeveria franceze kërkon shkarkimin e Noël Le Graët, presidentit të Federatës Franceze të Futbollit, i cili pak ditë më parë bëri disa deklarata fyese kundër Zinedine Zidane.
“Federata Franceze e Futbollit meriton një president të denjë për të” tha zëdhënësi i qeverisë së Francës, Olivier Ve’ran, duke folur në fund të mbledhjes së kabinetit.
Sipas raportimeve nga Franca, pas rasteve të Benzema dhe Zidane dhe pas akuzave për ngacmim seksual, Le Graët mund t’i kërkohet të largohet nga detyra.
Fjalët që trazuan Francën! Të gjithë në mbrojtje të Zidane: Turp! E papërshtatshme