Futbollist anglez i PSV-së, Noni Madueke postoi në rrjetet e tij sociale një video të futbollistit holandez, Xavi Simons duke pastruar këpucët e shokëve të skuadrës pas stërvitjes.
Videoja e postuar është shoqëruar edhe me një tekst që shpjegon arsyen e kësaj lëvizjeje.
“Duhet të siguroheni që yjet e rinj t’i kenë këmbët në tokë”, ka shkruar futbollisti i PSV-së.
Madueke është 20 vjeç dhe ish-futbollisti i Barcelonës dhe përfaqësueses holandeze është vetëm një vit më i ri.
Videoja e postuar duket më shumë si “shaka” mes shokëve të skuadrës apo një bast i humbur sesa një mësim i vërtetë.
Megjithatë, gjykuar nga shprehja e fytyrës së Xavi që duket edhe gjatë videos, ai nuk e bëri me dëshirë dhe nuk i pëlqeu lëvizja e shokut të skuadrës.
https://twitter.com/DEANFOOTBALL1/status/1613063563937210369?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1613063563937210369%7Ctwgr%5E1b1eeb80db551a7b7967778d887fe5665c558863%7Ctwcon%5Es1_c10&ref_url=https%3A%2F%2Ftelegrafi.com%2Fyll-ri-psv-xavi-simons-u-detyrua-nga-shoket-e-tij-te-pastronte-kepucet-e-te-gjithe-lojtareve-te-skuadres%2F
Kujtojmë se mesfushori holandez Xavi Simons kaloi te PSV këtë verë pasi i skadoi kontrata me PSG-në.
Në pjesën aktuale të sezonit, ai luajti 24 ndeshje në të gjitha garat dhe shënoi 11 gola me 4 asistime.