-sidi education-spot_img
0.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Zyrtarët e Kenias zbarkojnë në Tiranë: Kush e hodhi vajzën nga ballkoni?

Kryesoret

Forcohen hetimet për dhunimin e vajzës nga Kenia që u masakrua në muajin gusht në Shqipëri. Dy përfaqësues të ambasadës keniane në Romë erdhën sot në Tiranë për të zhvilluar një takim me shefin e Komisariatit nr. 1 Petrit Halo.

Qëllimi i vizitës është informimi mbi hetimet për rastin e vajzës keniane Joy. Zyrtarët kërkojnë informacion në lidhjet me hetimet që po kryhen për ngjarjen, si dhe nëse autoritetet shqiptare kanë identifikuar autorët e ngjarjes së rëndë.

Dosja fillimisht u regjistrua më prokurori për plagosje të rëndë me dashje, por më pas iu rikthye sërish policie për t’u plotësuar. Keniania 22-vjeçare kishte ardhur në Shqipëri për të punuar në një kazino. 22 vjeçarja keniane që prej 14 gushtit të këtij viti ndodhet e shtruar në spitalin e Traumës, në gjendje të rëndë.

E reja punonte në një kazino të Tiranës ku jetonte prej kohësh së bashku me disa shoqe të saj gjithashtu nga Kenia. Ngjarja e rëndë ku dyshohet se 22 vjeçarja ishte hedhur nga ballkoni i dhomës së saj të hotelit, është raportuar vetëm në fund të vitit të kaluar, disa muaj me vonesë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit