-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Apeli shpall të pafajshme Etleda Çiften e vettingut

Kryesoret

Gjykata e Apelit të Posaçëm la në fuqi vendimin e shkallës së parë duke shpallur të pafajshme Etleda Çiften, anëtare e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, një nga organet e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, që ishte akuzuar nga SPAK për deklarim të rremë dhe fshehje të pasurisë, si dhe të falsifikimit të dokumenteve.

Prokurorja Enkeleda Milonai kërkoi dënimin e Çiftjes me një vit e gjashtë muaj dhe për shkak të gjykimit të shkurtuar, uljen e një të tretës së dënimit, me masë përfundimtare 1 vit burgim. Në fund Milonai kërkoi lehtësimin e situatës së Çiftjes, duke kërkuar pezullimin e dënimit dhe vendosjen e saj në shërbim prove për dy vjet.

Sipas prokurorisë, ka rezultuar e provuar tej dyshimit të arsyeshëm se Etleda Çiftja, në deklaratën vitit 2017 ka kryer deklarim të rremë të pasurisë, konkretisht në lidhje me burimin e blerjes së apartamentit të banimit, të dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë së dy pasurive të fundit, si dhe në lidhje me qëllimin e marrjes së një kredie. Pas Ardian Hajdarit dhe Luan Dacit ishte e treta anëtare e vettingut që përfundonte në gjyq, por në fund gjykata i dha pafajësi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit