Gjykata e Lezhës ka lënë në burg pa afat Antonio Lekën, i cili u kap tre ditë më parë me një arsenal armësh në makinë dhe i veshur me anti-plumb. Ishte vëllai i tij që njoftoi policinë që e arrestoi.
Në momentin e ndalimit, Leka tha se ishte nisur për të vrarë politikanët në Lezhë. Në fillim në media u aludua se kishim të bënim me një njeri që kishte probleme mendore.
Por gjykata nuk e ka marrë në konsideratë mbrojtjen e avokatit duke e lënë në qeli. I riu është djali i një oficereje ushtrie.