Këngëtarja kolumbiane, Shakira është rikthyer me këngën e saj më të re dhe duket mjaft qartë që ajo këtë këngë ia ka kushtuar ish-partnerit të saj, Gerard Pique.
Ata i dhanë fund marrëdhënies së tyre disa vjeçare pas tradhtisë së ish-mbrojtësit të Barcelonës.
Kënga e re e kolumbianes quhet “BZRP Music Sessions #53” dhe në pak orë është kthyer në një nga këngët më të dëgjuar.
Hiti i ri ka pushtuar rrjetin, pasi gjatë këngës Shakira ka përdorur fjalë tallëse ndaj ish-partnerit.
Shakira gjatë këngës nuk ka nguruar aspak të përmende edhe vajzën me të cilën Pique ishte i lidhur duke dhëne detaje dhe përshkrime mjaft të veçanta duke ngritur veten.
“Një ujk si unë nuk është për djem si ti. Jam shumë e madhe për ty ndaj përfundove me një të ngjashme me ty”, thotë ndër të tjera këngëtarja kolumbiane e cila tallet edhe me Klara Kia, të dashurën e re të Pike.
“Unë vlej sa dyfishi i një që është 22. Ndërrove një Ferrari për një Twingo. Ndërrove një Rolex për një Casio” , thekson mes të tjerash ajo në këngën e cila tashmë ka pushtuar rrjetin me shpejtësi.