Zbardhen detaje të reja nga ngjarja e rëndë në Menkulas të Devollit, ku dje Vasil Babinis tentoi të vriste me sëpatë një 73-vjeçar. I plagosuri me inicialet V. B., deklaroi fillimisht përpara oficerit të policisë gjyqësore se ishte rrëzuar aksidentalisht, në oborrin e banesës së tij.
Por më pas hetimet zbuluan se ai është goditur nga 62-vjeçari Babanis pas një sherri banal. Sherri dyshohet se ka nisur pas lojës me letra në ambientet e një lokali.
Pronari i lokalit Ervis Begolli zbuloi dhe dinamikën e ngjarjes. “Autori dhe i plagosuri po luanin me letra në lokal. Kanë filluar debatin me njëri tjetrin për lojën me letra. Kemi ndërhyrë fillimisht për t’i qetësuar dhe të dy kanë vazhduar lojën. Pas 30 minutave filluan debatin sërish duke u goditur dhe shtyrë me njëri tjetrin.
Sërish ndërhymë duke i ndarë. Sot morëm vesh që konflikti ka vijuar në banesën e të plagosurit dhe na ka ardhur shumë keq. Të dy kishin pirë disa gota dhe ishin të dehur”. Banorët e fshatit deklarojnë gjithashtu se sherri ndodhi për lojën me letra dhe se personat nuk kanë konflikte me njëri tjetrin.