-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Trump donte t’i hidhte bombë bërthamore Koresë së Veriut, faji do ti ngelte një shteti tjetër

Kryesoret

Ish-Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump donte të hidhte bombë bërthamore në Korenë e Veriut dhe ta bënte të dukej si sulm nga një shtet tjetër.

Një libër i ri, me titull “Donald Trump vs the United States”, tregon se SHBA dhe Koreja e Veriut kishin marrëdhënie shumë të tensionuara në vitin 2017, kur Trump kërcënoi me “shkatërrim total” të vendit në fjalimin që mbajti në Kombet e Bashkuara.

“Jo publikisht, Trump fliste shpesh në Zyrën Ovale mbi mundësinë e nisjes së luftës. Ai diskutonte idenë e përdorimit të armëve bërthamore ndaj Koresë së Veriut, duke thënë që nëse do ta bënte këtë, administrata mund të fajësonte një shtet tjetër për sulmin”, lexohet në librin e shkruar nga gazetari i “New York Times”, Michael Schmidt.

Në libër shpjegohet se zyrtarët e lartë u munduan ta bindnin që ishte e pamundur që faji mos t’i binte Amerikës në rast të një sulmi bërthamor.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit